Del hapur

Futboll

Del hapur

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 17:07
Del hapur

Aventura e Xhanluixhi Donarumës tek PSG nuk ka nisur në mënyrën që portieri do të donte. Italiani është aktivizuar shumë pak nga francezët dhe kjo gjë e ka shqetësuar portierin.

22 vjeçari u transferua me bujë nga Milani dhe shihej si titullar i sigurt, por trajneri Poçetino ka preferuar Kejlor Navasin për portier të parë. Donaruma ka dalë hapur duke shprehur pakënaqësitë e tij, por foli dhe për kombëtaren.

“Jemi të inatosur sepse donim që ta fitonim këtë ndeshje përballë fansave”.

Sa e meriton Italia të shkojë në Botëror?

“E meriton shumë për shkak të asaj që japim në fushë. Duhet të rekuperojmë energjitë, të fitojmë ndeshje dhe të shkojmë në Botëror”, u shpreh italiani.

“Të qëndruarit në stol më lëndon sepse nuk është e lehtë. Rivaliteti me Navasin më shqetëson, por jam i qetë dhe besoj se situata do të përmirësohet”.

Deri më tani Donaruma ka luajtur 7 ndeshje në kampionat, nga 17. Gardiani refuzoi rinovimin me Milanin dhe u transferua me parametër 0 tek PSG gjatë merkatos së verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat