Mohon zërat

Futboll

Mohon zërat

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 13:46
Mohon zërat

Stefan de Vraj është gjendur prej kohësh nën llupën e merkatos së klubeve angleze dhe pavarësisht qëndrimit tek Interi këtë sezon, asgjë nuk ka mbaruar.

Me kalimin e Antonio Contes në timonin e Totenhemit zikaltrit filluan të dridheshin sepse të gjithë e njohin mirë ndjenjën mes trajnerit dhe mbrojtësit.

Ndërsa nën menaxhimin e Mino Raiolës ka qenë disa herë pjesë e bisedave të agjentit me ishullorët, sinjali më i fortë për holandezin vjen pikërisht nga trajneri, që sipas vetë De Vrajit, nuk është dëgjuar akoma për këtë temë.

“Konte nuk më ka telefonuar për këtë motiv”, ka thënë 29- vjeçari për “Zigo Sports” duke vazhduar: “Mua më ngelet veçse t’i mohoj ato që thuhen sepse nuk di gjë për interesin e Totenhemit, pavarësisht lidhjes që kam me Antonion që kur ishte trajner i Interit.

Tani ai është në Londër, kurse unë jam i përqendruar te kombëtarja. Ky është edhe prioriteti im”.

Kështu, vetë De Vraj i ka mohuar zërat, por fakti që ka zgjedhur të bëjë të paditurin për një skenar merkatoje që përflitet prej kohësh ka krijuar disi konfuzion në ambientin zikaltër, ku frika për të humbur një nga tre musketierët e mbrojtjes ka qenë gjithë verën e pranishme dhe më ish-trajnerin e tyre në Angli, pritet çdo gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat