I kushtoi 2500 dollarë ëndrra për të përqafuar Ronaldon në fushë

Futboll

I kushtoi 2500 dollarë ëndrra për të përqafuar Ronaldon në fushë

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 00:01
I kushtoi 2500 dollarë ëndrra për të përqafuar Ronaldon në fushë

Vogëlushja që doli me vrap në fushë pas ndeshjes së Irlandës kundër Portugalisë të enjten është gjobitur me mbi 2500 dollarë.

11-vjeçarja Addison Whelan vrapoi drejt Cristiano Ronaldos pas bilbilit të arbitrit në Dublin për t'i kërkuar superyllit të Manchester United fanellën e tij.

Ai e përqafoi vajzën përpara se ajo të përcillej nga sigurimi. Por marrja e fanellës së heroit të saj ka ardhur me një çmim mjaft të lartë.

Duke folur për stacionin radiofonik irlandez FM104, Addison zbuloi se ajo do të gjobitej me tre mijë euro për veprimet e saj - por për fat të mirë babai i saj thotë se është i lumtur ta mbulojë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat