Real Madridi është favorit

Futboll

Real Madridi është favorit

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 11:59
Real Madridi është favorit

Iker Casillas beson se Real Madridi është favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Në një intervistë për MARCA ku foli për tema të ndryshme, Casillas gjithashtu tha se edhe Bayern Munich ka një ekip të mirë për të arritur larg në Champions.

“Mendoj se ky Madrid mund ta fitojë (Ligën e Kampionëve).

Ka katër apo pesë favorit, unë e shoh ashtu. Besoj gjithashtu se Bayern luan fort si brenda ashtu edhe jashtë. Reali ka inkuadruar të rinjtë në skuadër dhe mund ta fitojë Champions, tha Iker.

Sido që të jetë, favorit këtë edicion janë ekipe si Bayern, PSG me Messin, City dhe Chelsea, kampioni aktual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat