Nuk dihet e ardhmja e Sanchezit

Futboll

Nuk dihet e ardhmja e Sanchezit

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 14:20
Nuk dihet e ardhmja e Sanchezit

E ardhmja e Alexis Sanchez me Interin vazhdon të jetë në pikëpyetje. Sulmuesi mund të largohet nga Interi gjatë merkatos së janarit.

32-vjeçari nuk po aktivizohet rregullisht nga trajneri Simone Inzaghi, i cili e zbritur në fushë kilianin vetëm 7 herë, ku ai nuk ka arritur të realizojë asnjë gol.

Pavarësisht kësaj situate, për Sanchez interesohen ekipe si Atletico Madrid. Simeone është në kërkim të një futbollisti me eksperiencë.

Sulmuesi latin pëlqehet dhe nga Barcelona e Xavit. Trajneri i ri u ka kërkuar drejtuesve të përfshijnë në listën e merkatos pikërisht Sanchez.

Në rast se arrihet marrëveshja do të ishte një rikthim në Camp Nou, pasi ka qënë pjesë e katalanasve nga 2011-2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat