Nën presion si trajner

Futboll

Nën presion si trajner

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 12:30
Nën presion si trajner

Spanja luan sonte në mbrëmje një ndeshje vendimtare për kualifikimin në Katar 2022. Kombëtarja iberike do sfidojë Greqinë në Athinë, përballje që fillon prej orës 20:45.

Situata në grupin B është dramatike, Suedia kryeson me 15 pikë, Spanja ndjek me dy pikë më pak, ndërsa grekët mbajnë vendin e tretë me vetëm 9 pikë.

Trajneri i kombëtares spanjolle, Luis Enrique foli rreth transfertës së mbrëmjes.

“Kam qenë futbollist për 15 vite, teksa prej 12 vitesh ndodhem nën presion si trajner.

Është bekim, problem është kur je pjesë e një skuadre që nuk ka presion fare. Na jepni presionin e gjithë botës, kjo skuadër gjithmonë ka treguar se di të bëjë mirë kur ndodhet nën presion.

Një gjë duhet ta kuptoni, nuk do të quheshim Spanja nëse nuk do të ndodheshim nën presion”, deklaroi trajneri i Spanjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat