Enrique: Nëse nuk do të kisha presion, nuk do të isha trajner i Spanjës

Futboll

Enrique: Nëse nuk do të kisha presion, nuk do të isha trajner i Spanjës

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 11:18
Enrique: Nëse nuk do të kisha presion, nuk do të isha trajner i Spanjës

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, është paraqitur para mediave në prag të sfidës së sotme kualifikuese përballë Greqisë.

Spanja luan një gjysmë bilete Botërori në Athinë, teksa skuadra e Luis Enrikes është e dënuar të fitojë. I gjithë presioni është mbi “Furinë e Kuqe”, por përsëritja më shumë se 4 herë e pyetjes nëse ai dhe skuadra ndihen në presion e ka acaruar teknikun.

“Shoh që qenkeni fiksuar pas presionit. Nëse nuk do të kisha presion, nuk do të isha trajner i Spanjës”, ka thënë ndër të tjera ai.

Çfarë prisni nga ndeshja me Greqinë?

Greqia ka ndryshuar skemë nga ajo që u përballëm në fushën tonë. Kanë pasur përmirësime në lojë e rezultate dhe mendoj se do të gjejmë një rival të motivuar, por objektivat tanë janë të qartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat