Ideatori i sukseseve

Futboll

Ideatori i sukseseve

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 11:10
Ideatori i sukseseve

Skuadra e Liverpullit është ngritur shumë në vitet e fundit, kur ka arritur që të fitojë Ligën e Kampionëve, por edhe të ndal”agjërimin” sa i përket fitimit të kurorës në Premierligë. Pas këtij suksesi të madh fshihet ideatori kryesor, Majkëll Eudards, drejtori sportiv, i cili pas 9 vite të kaluara në “Anfilld Roud”, ka njoftuar se do të largohet në fund të sezonit.

Eduards, ka potencuar se ka nevojë për një sfidë të re në punën e tij, ndërsa mediat angleze janë të bindur se kjo sfidë mund të jetë vetëm skuadra e Njukasëllit, e cila është e gatshme të investojë një shumë të madhe të të hollave në ndërtimin e skuadrës së re.

“Gjithmonë kam dashur të qëndroj në Liverpull për maksimum 10 vjet. Ishte bukur të punoja në një ekip, por unë dua ndryshim dhe kjo është arsyeja pse mendoj se është koha për atë hap”, tha me tjeras Eduards.

Ai do të mbahet mend si drejtor sportiv që solli disa nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit, duke përfshirë Mohamed Salah, Sadio Mane, Roberto Firmino, Alison Beker, Virxhil Van Dajk, Fabinjo, Endru Robertson, Zhoel Matip, Nabi Keita dhe të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat