Gentian Emini: Fitoret radhazi të Ulpianës nuk janë rastësi

Futboll

Gentian Emini: Fitoret radhazi të Ulpianës nuk janë rastësi

Nga: Kemajl Goca Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 12:20
Gentian Emini

Sa vijnë e kalojnë javët gjithnjë e më e nxehtë bëhet lufta në dy rrafshe në elitën e futbollit të Kosovës, për titullin e kampionit dhe për t’u larguar nga pozita e poshtme.

Veçori e tri javëve të fundit padyshim është edhe Ulpiana e Lipjanit, e cila po befason për të mirë.

Pas humbjes si vendas me 0:6 nga Llapi, u këndellen dhe në tri ndeshjet e fundit kanë po aq fitore, duke e përmirësuar dukshëm bilancin.

Image

Pas 13 jave, Ulpiana aktualisht është në vend të 7-të me 16 pikë (4 fitore, 4 barazime e 5 humbje).

Futbollisti Gentian Emini, është ndër më të mirët në radhët e skuadrës nga Lipjani.

Ai tha se me pak fat do të kishin më shumë pikë. Ulpiana e kishte edhe një telashe deri vonë, duke i zhvilluar ndeshjet si vendas në Therandë por me rinovimin e fushës “Sami Kelmendi” në Lipjan, tash e një kohë janë kthyer në folenë e tyre dhe çdo gjë është më lehtë për ta.   

Image

 “Bota sot”: Ulpiana është rikthyer në formën më të mirë, tre ndeshjet e fundit po aq fitore. Fitorja me 2:1 ndaj Malishevës vendase, pastaj mposhtet me 2:1 liderin Ballkanin dhe së fundi në Skenderaj me 1:0 Drenicën. Çfarë e veçojë ekipin?

Gentian Emini: Tri fitoret radhazi të Ulpianës nuk janë rastësi, stafi teknik dhe futbollistët po punojnë shumë duke dhënë maksimumin në çdo stërvitje dhe ndeshje.

Image

Kemi një harmoni shumë të mirë brenda ekipit dhe respektojmë shumë njeri-tjetrin, pikërisht nga këto ne kemi arritur këto rezultate deri më tani.

“Bota sot”: A mendoni se Ulpianën e ka penalizuar edhe fusha, pasi që një kohë si vendas keni luajtur në Therandë, por tani në “Sami Kelmendi” në Lipjan?

Gentian Emini: Po, fusha na ka penalizuar shumë, si për stërvitje po ashtu edhe për ndeshje. Të luash para tifozëve të Ulpianës është nderë dhe kënaqësi, përkrahja e tyre është shumë e madhe dhe rritë motivin për ne lojtarët.

“Bota sot”: Si e sheh Ulpianën në vazhdim të kampionatit?

Gentian Emini:  Besoj se ekipi ynë do të vazhdojë me rezultate pozitive duke marrë parasysh që po vazhdojmë të punojmë shumë dhe këto 3 fitoret e fundit na e kanë shtuar edhe më shumë besimin për të arritur qëllimet e klubit.

Image

“Bota sot”: Pozita e shtatë me 16 pikë, a është në bazë të meritës apo keni mundur të arrini edhe më shumë pikë?

Gentian Emini: Mendoj se në pozitën ku gjendemi jemi me plotë meritë, me pak fat në disa ndeshje do të kishim edhe më shumë pikë në tabelë.

“Bota sot”: Sfida e radhës me Gjilanin, a shpreson se do të vazhdoni me këtë ritëm të fitoreve?

Gentian Emini: Do të japim maksimumin që të vazhdojmë me këtë ecuri pozitive të rezultateve.

“Bota sot”: Çfarë iu premton tifozëve të Ulpianës?

Gentian Emini: Do të japim maksimumin në çdo ndeshje dhe do të japim gjithçka për t'i mbrojtur ngjyrat e klubit dhe sigurisht për të bërë paraqitje sa më të mira deri në fund të kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat