Pogba ka zhvilluar ndeshjen e fundit për Man United?

Futboll

Pogba ka zhvilluar ndeshjen e fundit për Man United?

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 11:25
Pogba ka zhvilluar ndeshjen e fundit për Man United?

Mesfushori Paul Pogba ndoshta ka zhvilluar ndeshjen e fundit për Manchester Unitedin.

Francezi ka edhe shtatë muaj kontratë dhe vazhdon të jetë i lidhur me largimin nga “Old Trafford”.

Pogba ka të drejtë që me 1 janar të negociojë me klube jashtë Premierligës, ose edhe të nënshkruajë parakontratë, në rast që vazhdon të mos rinovojë kontratën.

Sipas The Sun, 28-vjeçari nuk do rikthehet këtë vit shkaku i lëndimit dhe Man United është i përgatitur që ta shesë në janar.

Ish mesfushori i Juventusit do mungojë për 10 javë, por sugjerohet që “Djajtë e Kuq” do përdorin lojtarë të tjerë edhe në rast që rikthehet më herët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat