Kumbulla gati të largohet nga Roma

Futboll

Kumbulla gati të largohet nga Roma

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 11:13
Kumbulla gati të largohet nga Roma

E ardhmja e Marash Kumbullës mund të jetë e lidhur sërish me trajnerin që i dha bësim për të luajtur në mesin e më të mirëve të futbollit Italian.

Ivan Juriq, ish trajner i mbrojtësit kuqezi tek Verona, sot teknik i Torinos ka shprehur dëshirën për të siguruar që në janar shërbimet e talentit shqiptarë.

Vështirësia e ambjentimit me një trajner si Murinho që nuk i ka dhënë besim, e jo vetëm e ka sulmuar edhe publikisht , në mënyrë gati-gati aspak normale, me siguri do të bëjnë që Kumbulla të largohet nga Roma dhe të ndjekë një tjetër rrugë.

Gjasat janë që Kumbulla të jetë përforcimi i parë i Juric në merkaton e dimrit tek Torino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat