Camoranesi: Rezultatet janë pozitive në Champions

Futboll

Camoranesi: Rezultatet janë pozitive në Champions

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 19:36
Camoranesi: Rezultatet janë pozitive në Champions

Mauro Camoranesi, ish-mesfushor i Juventus dhe Italisë, ka folur në një intervistë për La Stampa-n në lidhje me momentin e formës së skuadrës së Allegri-t.

“Juventus ka qenë nje etapë thelbësore në karrierën time. Këtë sezon e ka nisur keq, dhe më vjen shumë keq: pas eksperiencës së gjatë me Allegri-n, janë braktisur shumë shpejt projektet Sarri dhe Pirlo”, ka thënë Camoranesi.

“Megjithatë, unë mendoj se skuadra është e fortë, duhet të mblidhen të gjithë rreth trajnerit sepse vështirësitë nuk kalohen kurrë vetëm.

Rezultatet janë pozitive në Champions, në kampionat duhet të rezistojnë sepse, jam i sigurt, nëse bardhezinjtë do të jenë gjashtë ose shtatë pikë larg vendit të parë, asgjë nuk përjashtohet, as titulli”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat