Mjeshtri i taktikave

Futboll

Mjeshtri i taktikave

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 17:09
Mjeshtri i taktikave

Andrea Pirlo ka mbetur pa punë prej sezonit të kaluar kur mori përsipër të trajnonte Juventusin.

Por, aventura e tij e parë në profesionin e trajnerit nuk shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme duke qenë se ish-futbollisti pati mungesë të rezultateve. E në këtë formë, duket disi e vështirë që një klub i madh t’i besojë sërish.

Megjithatë, në krah Pirlos i ka dalë një emër i madh i trajningut sic është Arrigo Saachi. Ky i fundit thekson se Pirlo e kishte të pamundur për të arritur sukses te Juventusi dhe se bëri gabim që pranoi një bast si bardhezinjtë.

“Unë mendoj se Pirlo mund të rikthehet në skenën e rëndësishme të futbollit.

Duhet të ketë edhe pak fat, ai shkoi te Juventusi ku ishte e pamundur të bëje mirë. Pirlo i pranoi bardhezinjtë si pasojë e ambicies, ndërsa bëri një gabim që mund t’i kushtojë shtrenjtë”, u shpreh Saachi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat