Shvercerat i shuajnë rivalët e Makedonija GP, ia rrëmbejnë transparentin dhe e vendosin mbrapshtë

Futboll

Shvercerat i shuajnë rivalët e Makedonija GP, ia rrëmbejnë transparentin dhe e vendosin mbrapshtë

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 15:49
Shvercerat i shuajnë rivalët e Makedonija GP, ia rrëmbejnë transparentin dhe e vendosin mbrapshtë

Rivaliteti i madh mes tifozërive në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup ka marrë fund.

Kjo për meritë të tifozëve ultras të Shkupit, Shvercerave të cilët kanë shuar tifozët rivalë të tyre, ata të Makedonija GP.

Shvercerat ia kanë marrë transparentin tifozëve maqedonas dhe rregulli i tifozërisë do të thotë se ata automatikisht shuhen.

Ka qenë faqja zyrtare e Shvercerave në rrjetin social Facebook, që ka publikuar foton.

“Meqë nuk jeni fort aktiv, menduam të ju shuajmë në përgjithësi si grup. Sepse fundja, ky qytet është i joni…”, ka shkruar faqja zyrtare e Shvercerave.

Shvercerat këtë e bën në ndeshjen e fundit që Makedonija GP e zhvilloi përballë Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat