Disa lojtarë do të largohen nga Reali

Futboll

Disa lojtarë do të largohen nga Reali

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 14:46
Disa lojtarë do të largohen nga Reali

Futbollistët si Gareth Bale, Isco, Marcelo, Eden Hazard e Luka Joviq pritet të largohen nga “Santiago Bernabeu” gjatë verës së vitit 2022

Real Madridi po planifikon të bëjë revolucion në ekip gjatë verës së ardhshme.

“Los Blancos” pritet t’i shesin disa yje për t’i përmirësuar bilancet e tyre financiare.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Sport”.

Gareth Bale, Isco dhe Marcelo kanë kontrata të majme dhe do të largohen gjithsesi nga “Santiago Bernabeu”.

Ndërsa, rrugën e tyre drejt largimit pritet ta ndjekin edhe Eden Hazard dhe Luka Joviq, të cilët konsiderohen si përforcime të dështuara.

Reali do të presë oferta serioze për këta lojtarë, sidomos nga klubet angleze, të cilat qëndrojnë më mirë financiarisht.

Ndërkohë, “Los Blancos” planifikojnë të përforcohen me emra të mëdhenj në vitin 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat