Frei jep dorëheqje, Kosova opsioni më i mundshëm

Futboll

Frei jep dorëheqje, Kosova opsioni më i mundshëm

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 12:30
Frei jep dorëheqje, Kosova opsioni më i mundshëm

Alexander Frei dhe skuadra zvicerane, FC Wil kanë ndarë rrugët pas rreth një viti bashkëpunim.

Nga ajo që thuhej nga klubi zviceran, ishte vet trajneri Frei që nuk deshi të vazhdonte dhe vendosi për ndërprerjen e bashkëpunimit.

“FC Wil 1900 shpreh keqardhjen që nuk mund të gjendej asnjë marrëveshje për orientimin e mëtejshëm sportiv dhe strukturor të klubit dhe i uron Alex Frei fat në hapin tjetër në shkallët e karrierës së tij”, tha drejtori sportiv i Wil, Jan Breitenmoser.

Frei është përfolur mjaft shumë për të marrë drejtimin e Kombëtares së Kosovës dhe ishte një nga opsionet potenciale.

Madje, vet ai kishte deklaruar se do të dëshironte ta drejtonte Kosovën.

Megjtihatë, ende nuk ka diçka konkrete në këtë drejtim deri m drejtim deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat