Mazrekaj kërkesë për Kombëtaren

Futboll

Mazrekaj kërkesë për Kombëtaren

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 12:06
Mazrekaj kërkesë për Kombëtaren

Mentor Mazrekaj ishte i ftuar këtë mbrëmje në studion e emisionit “Rubrika Sportive“ në “RTSH“, ku ka folur si për Laçin ashtu edhe për ekipin kombëtar. Futbollisti i skuadrës kurbinase tregon edhe arsyen e vërtetë përse trajneri Vukiçeviç nuk pati sukses në krye të pankinës.

Sipas tij malazezi kërkontë të zbatonte një lojë jo të përshtatshme për lojtarët që kishte në dispozicion. Në fund ka edhe një kërkesë për Rejën, për të kthyer sytë nga Superiorja.

“Vukiçeviç donte të bënte një lojë, që nuk ishte për ne. Edhe Guardiola që bën atë futboll që do, i blen lojtarët nga e gjithë bota. Ndërsa ne nuk i kishim të duhurit për lojën që donte Vukiçeviç.

Kombëtarja? Ne jemi jashtë objektivave. Çdo lojtar i Superiores e përballon një ndeshje me Andorrën.

Nuk po them me Anglinë, por mund të luajnë me Andorrën. I jep një dorë lojtarëve. Se është krijuar kjo ideja që duhet të shkosh jashtë për të luajtur me Kombëtaren. Andorrën e rreh edhe Laçi”, ka thënë Mentor Mazrekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat