Krasniqi, njeriu që e pa vdekjen me sy! 

Futboll

Krasniqi, njeriu që e pa vdekjen me sy! 

Nga: K.Goca Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 22:28
Avdi Krasniqi

Ish kryetari i klubit të futbollit Feronikeli nga Drenasi, Avdi Krasniqi, përmes një shkrimi të gjatë, rrëfen për torturat çnjerëzore që përjetoi nga milicia e pushtuesit serb në vitin 1998. 

Në fakt, Krasniqi ka qenë veprimtar i madh sportiv në vitet e 90-ta, duke kontribuar për futbollin dhe po ashtu ka veshur edhe uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).          

“Ofensiva serbe që kishte përfshi gjithë Drenicën,  me 22 shtator të vitit 1998, në zonat e luftës që zhvillohej në Baks, Çirez, Likoshan Verbovc, Gllanasellë, edhe  në të gjitha fshatrat për rreth, tek fusha e mollës,  unë  i plagosur në krahë, zihem rob nga çetnikët serb edhe me dërgojnë në stacion të milicisë në Drenas.

Për stacionin e milicisë isha i njohur aty  i kisha dhjetëra arrestime  e maltretime fizike në stacion të milicisë e kisha  lëndën time si i arrestuar me dhjetëra herë për shkak të organizimit të ndeshjeve të KF Ferronikelit, me qe isha edhe kryetar klubi isha i burgosur sportiv në mars dhe prill të vitit 1998 në burgun e Lipjanit.

Gjendja e ime ishte e rēndë e nga gjakderdhja isha në prag të vdekjes, kisha mundësi vetëm të dëgjoja se çka flitej por jo edhe të flas.

Dëgjoj zërin e komandantit të milicisë (Llutka) i thoshin për emër i tij për momentin nuk po me kujtohej. Ai i urdhëroj dy policë që të me dërgojnë në ambulancën ushtarake të çetnikëve serb që ishte në zyret e minierës së Ferronikelit të ma ndalojnē gjakderdhjen e të me kthejnë përsëri në stacion në Drenas ku aty do të kërkohej nga unë llogari për çdo gjë, por edhe për angazhimin tim në UÇK.

Me vendosën në kerr 101 të me dërgojnë për Ferronikel, para se të shkojmë në Ferronikel e ndaluan makinën edhe me plaçkiten: më morën një orë dore edhe 300 marka gjermane, njeri nga milicët i tha tjetrit me bë mi treguar ky komandantit ai na shkarkon nga puna, tjetri ju përgjigj, ky terrorist është gati me vdekur, me dërguan në Ferronikel, unë i dëgjoja krejt bisedën se çka po flitej por nuk reagova fare sikur të isha i vdekur.

Në atë gjendje që isha në Ferronikel, nuk më dhanë ndihmën e parë të më ndalin gjakderdhjen, njeri nga komandantët serb ju tha milicëve dërgoni në depo. Aty mendova që jeta ime veç përfundoj! Sikur njeriu e sheh vdekjen me sy!

Milicia që e kishin për detyrë me më kthye përsëri në stacion në Drenas, rezistuan duke ju treguar urdhëresën e milicisë në të cilën shkruhej  pas ndihmës së parë të kthehet në stacion në Drenas. Por ajo urdhërese nuk u zbatuar dhe me dërgojnë në depo të Ferronikelit!

Aty kishte edhe të tjerë brenda, me gjujtën sikur mbeturin edhe u larguan.

Pas dy tre minutave  e lëshova një zë : a është kush gjallë këtu,  këtë e përsërita disa herë por askush nuk u përgjigj, fitova përshtypjen  se ajo depo qenka shndërruar në murg për shqiptarët e plagosur e të vrarë.

Vdekja edhe pse shihej me sy e kishte kuptimin e vetë!

Pas disa minutave dëgjoj një zë! Sikur dikush vinte në depo, çelet dera ata ishin dy policët që me patën lanë aty, se përsëri komandanti i milicisë në Drenas i kishte dërguar më me kthye në stacion të Drenasit, ashtu duke me tërhequr zhagas me hipën në makinë, kur shkuan afër zyreve të Ferronikekit na ndaloj milicia, unë isha i ulur mbrapa por dritarja ishte harruar e hapur njeri nga milicët, për dritare me lëndoj në vetull me thikë, duke u munduar të ma nxjerr syrin.

Vazhduam për Drenas, unë isha pothuajse gjysmë i vdekur nuk lëvizsha fare, sikur të isha i vdekur, vetëm sa merresha frymë.

Dëgjohej zëri në radio të milicisë, dikush interesohet për gjendjen time, milici i përgjigjet  ky është i palëvizshëm, atëherë i jepet urdhëri të me dërgojnë në Prishtinë. Në shtab të ushtrisë serbe  në 92 ku ishin bazat serbe, afër stadiumit të Prishtinës, me dërguan brenda, nuk ma dhanë ndihmën e parë vetëm i shanë milicët duke ju thënë se për 30 kilometra e keni  pru nga Drenasi e nuk keni pas ku me gjuajt këtë terrorist, merreni e pushkatone, përsëri sikur vdekja shihej me sy!!

Kur dolëm afër pallatit të shtypit “Rilindja” e ndaluan makinën, mendova se aty do jetë vdekja ime, milicët me radio lidhje e njoftuan stacionin e milicisë në Drenas dhe i thanë se 92 nuk i dha ndihmë, ky është gati i vdekur, çka të bëjmë  me të: në lidhje dëgjohet një zë kërcënues për milicinë.

Dikush nga stacioni i milicisë i shanë milicët edhe i urdhëron të me dergojnë në spital të Prishtinës, të me japin ndihmën e parë e të me kthejnë në Drenas .

Me dërguan në spitalin e kirurgjisë aty ishin dy motra medicionale edhe një infermier tjetër.

Milicia rrinin prezent, për një moment dolën me pi nga një cigare, duke ma heq setrën e lekurës e cila ishte e ulur me gjak, por edhe këmisha e zezë, në krah e kisha emblemën e UÇK-së, e cila e ulur me gjak mezi vërehej, meqë e kuptuan se isha ushtar, aty fola ju thash ju lutem me ndaloni në spital, se në të kundërtën me vrasin kur të me kthejnë në Drenas, njeri nga infermieret me tha këmishën po ta hodhi në mbeturine mos të kuptohet se qenke ushtar, se të pushkatojnë menjëherë ty por edhe neve këtu.

Duke më dhënë ndihmën e parë hyn milicia brenda duke bërtit ende  nuk e kryet terroristin, në ato momente dëgjohej një zë në radio të milicisë një urdhër që të gjithë milicia të kthehen në bazë urgjent!

Ata u larguan nga spitali e mu me dërguan në dhomë në katin e dytë, aty para dere ishin katër polic, me shtinë brenda , me gjuajtën në krevat, në dhome afër dritares ishte një tjetër ushtar i plagosur, ai nuk lëvizte fare, kur u larguan milicia  i thash a je i gjallë o burrë, ai nuk u lajmërua fare, atëherë krijova bindjen se me paskan dërgu në murg, ishte 23 shtatori  i vitit 1998 pas mesnatës!

Kah ora tre e mëngjesit hynë milicia brenda  mu mi dhanë disa shkopinj gome këmbëve, e aty shokun që e kisha afër dritares nuk i bënë kurrgjë, dolën për jashtë.

Pasi dolën milicia, shoku që ishte afër dritares tha: Unë jam Gjokë Ndrecaj , më kanë thënë të mos komunikoi me askënd, sikur ta dëgjojnë ndonjë zë ata na maltretojnë edhe më shumë.

Fjalët e Gjokë Ndrecaj sikur me ndihmuan shumë, atëherë e hoqa dyshimin se jam në murg.

Në mëngjes të datës 23 në ora 08.00  vjen kontrolla mjekësore, një mjek i shoqëruar  me dy milicë.

Mjeku nuk kishte të drejt fare të flas me neve, ai e kishte automatikun në shpinë, në mantil të bardhe i shkruante: dr. spec . Salih Krasniqi, me erdhi mirë sikur të isha i lirë në liri. Na kontrolluan fare pa komunikuar me neve dhe shkuan, pas disa minutave milicia hyri brenda dhe na maltretuan, me ju thënë të vërteten më shumë kisha dhimbje për Gjokën që ishte i palëvizshëm se sa për veti!

Na maltretonin sa herë që bëhej ndërrimi për çdo katër orë ndërroheshin ata e maltretoheshim në spital të lidhur për krevati ishte ferr. Pas dy ditësh mi hoqën prangat, mëqë unë isha i levizshëm  me detyruan që nevojën kur e kishte Gjoka me ja hoq edhe me lënē tek dera,  WC nuk kishim brenda, shpesh here nuk vinin motrat medicionale e lopata e mbushur rrinte tek dera, me një fjalë ishte jetë në nevojtore.

Me 26 shtator nga zonat e Drenicës e bijnë një të plagosur në gju, ai ishte Veli Vrellaku, unë e njihja mirë, kurse ai jo sepse koka edhe fytyra e ime ishte e lidhur me fashë të bardhe edhe vetëm një sy e kisha të çelë.

Milicia filluan ta maltretojnë aq shumë derisa u lodhen  edhe vetë. Pasi e shtruan në krevat, ata u larguan, Veli

Vrellaku ishte afër krevatit tim ai nuk ishte në dijeni se ishte afër krevatit tim.
Pas pak minutash ngadalë i them  si je Veli Vrellaku,  jo mirë e kush je ti! I thash Avdi Krasniqi,  për pak u shqetësua shumë, ne kemi dëgjuar se je i vrarë!

Në datën e 27 shtatorit në vizitë mjekësore ishte çdo herë Salih Krasniqi, meqë ai nuk kishte të drejt me fol me neve, duke na i rregulluar çarçafin nën jastëk më lëshon një cop letër:

Kur vizita u krye unë ju thash se Kryqi i Kuq ndërkombëtar nesër vjen me na regjistruar e mu kujdes për neve, askush nga në nuk besonim por  të nesërmen, ndërkombëtarët erdhën e na regjistruan, me ta ishte një motër medicionale me emrin Linda!

Ajo u prezentua tek në dha na njoftoj se ajo kishte qenë me dr. Shpëtim Robajn kur makina e tyre kishte ra në mina në mes të Likovcit dhe Abrisë, me në fund ajo na tha se në nuk kemi mundësi me ja heq maltretimet fizike por një e keni të sigurt se nga sot ju jeni nën kujdesin tonë, me ju likuiduar nuk munden.

Pas largimit të Kryqit të Kuq, milicia na maltretuan aq shumë sa që vështirë ishte të besohej se do shpëtojmë. Afër dhomës tonë ishte edhe një dhomë tjetër me ushtar të plagosur aty ishin Bislim Bislimi, Arbër Spahiu  e Valon Gexha!

Qëndruam nën maltretime të përditshme deri me 12 tetor të vitit 1998.

Natën e 11 tetorit e kaluam me shqetësime të mëdha, në spital vjen një helikopter që barte ushtar serb të vrarë e të plagosur,  kah ora tre e mëngjesit, një milic serb ishte i nacionalitetit romë, ai hyri si i çmendur dhe na u kërcënua, ai tha se mbrëmë një shok i imi ishte plagosur në zonën e luftës në Drenicë, edhe u shpreh se nëse shoku jem vdes nga plagët, unë kam me ju pushkatua të gjithëve.

Kah ora katër pasdite na tërhoqën nga spitali i kirurgjisë, dhe me ndihmë të shpejt nën përcjellje të milicisë serbe edhe vëzhgimit nga ajri me helikopter na dërguan në spitalin e infektivës aty në një dhomë na vendosen? Gjokë Ndrecaj, Veli Vrellaku, Avdi Krasniqi, Bislim Bislimi, Arbër Spahiun.

Valon Gexha lirohet nga ndërkombëtarët, Bislim Bislimin e marrin milicia, ne menduam se e kane liru, por jo, atë e kishin derguar në burgun e Lipjanit!

Jeta në infektivë ishte më e mirë, aty gjetëm përkrahje nga i gjithë stafi mjekëve,  ata ishin të mobilizuar që nga xhepi i tyre për çdo ditë të na blejnë bukë nga qyteti e në emër të Kryqit të Kuq na binin në dhomë, me ju thënë të drejtën filluam të përmirësohemi nga shëndeti saq[ edhe Gjokë Ndrecaj që ishte gati i palëvizshëm i plagosur në bosht kurrizor, që për ditë lutej të vdes, tani me të bërë më mirë me shëndet një ditë me tha: Avdi, deri dje u lutesha për ditë me vdekur, tash po kam dëshirë të jetoj! Veli Vrellaku ishte i plagosur në gju të këmbës, Arbër Spahiu e kishte pothuajse gati të këputur në zog të këmbës, këta ishin të palëvizshëm, unë që isha i plagosur në krahun e majtë e kisha më lehtë, unë ju ndihmoja të tjerëve edhe kështu u shoqëruam si një familje e mirë.

Përveç dhunës serbe, nga papastërtia trupit të palarë mbi 40 ditë, e keqja e kësaj u mbushem morra, besoni opinion i nderuar nga flokët tona morrat u ngjiteshin nëpër muri si ushtarët njeri pas tjetrit.  

Kush që flenë prej tyre nuk kishte, një anë nga torturat e milicisë e në anën tjetër nga morrat, një ditë kur motra Emine edhe motra Rukie vijën  me na vizitu, unë shfrytëzova rastin ti them motrës Emine të lutem e keni krahën të grave, ajo si në buzëqeshje tha çka po ju duhet krahni i grave, i thash duhet se jemi mbush morra shikoj nëpër muri këta prej kokës tonë dalin, ajo  u shqetësu shumë e menjëherë ankohet tek Kryqi i Kuq, të nesërmen na bijnë një berber në dhomë e na qethi të gjithëve, gëzim më të madh nuk kishim me ndje edhe  sikur të liroheshim atë ditë.

Me 5 nëntor lirohen Veli Vrellaku e Arbër Spahiu, kurse mu edhe Gjokë Ndrecajn na kthyen përsëri në spitalin e kirurgjisë!

Me të kthyer përsëri në spital të kirurgjisë jeta ime edhe e Gjokë Ndrecaj sikur po shuhej ngadalë.

Të nesërmen me datën 6 nëntor  kur vjen vizita mjekësore Salih Krasniqi me një copë letër na njoftoi se Valoni, Veliu, Arbëri janë liru nga Kryqi i Kuq, kurse Bislim Bislimi është i dërguar në mbajtje në burgun e Lipjanit ashtu kishte raportu Kryqi i Kuq ndërkombëtar.

Edhe ju jeni në proces të lirimit brenda dy - tri ditësh.

Me 10 nëntor 1998, Kryqi i Kuq na tërheq edhe neve.

Së bashku me ta ishte edhe Ramadan Ajazi, ish deputet që e kishte shpall Kosovën Republikë!

Si dolëm në qytet, ai ju tha ndërkombëtarëve se Avdiu vjen në shtepinë time derisa të shërohet nga plagët.

Së bashku me Danin shkuam tek shtëpij e tij në Kodër të Trimave edhe aty qëndroj në shtëpinë e tij deri me 15 dhjetor të vitit 1998. 

Unë flija në shtëpinë e tij kurse Dani, Veizi, Haliti e Dritoni Ajazi, bënin  roje gjatë tërë natës, edhe ditës që unë të jem i sigurt të qëndroj në familjen e tyre.

Vlen të ceket se Driton Ajazi që sot është në garë në balotazh për komunë të Drenasit, në vitin 1998 ishte fëmijë diku 10-12 vjeçar, edhe ashtu fëmijë qëndronte në roje herë me Danin, herë me Veizin, e herë me Halitin”, rrëfen Krasniqi tmerrin e vitit 1998.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat