Hysaj me Lazion me lehtësi fitojnë kundër Salernitanës

Futboll

Hysaj me Lazion me lehtësi fitojnë kundër Salernitanës

Nga: K.Goca Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 19:48
Hysaj me Lazion me lehtësi fitojnë kundër Salernitanës

Lazio nuk pati punë të vështirë ndaj Salernitanës, duke fituar me lehtësi, me rezultat 3:0.   

Pjesa e parë ishte treguesi më i mirë se mysafirët do të pësojnë humbje të thellë. 

Futbollisti Immobile në minutën e 31-të e hapi serinë e golave, duke vazhduar Pedro në atë të 36-tën dhe Alberto vulosi fitoren në minutën e 69-të, në 3:0.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, u paraqit titullar, u tregua jashtëzakonisht i mirë, duke i dhënë siguri lojës së skuadrës së tij.

Nga ana tjetër, Frederik Veseli u paraqit nga minuta e 79-të për Salernitanën.

Lazio aktualisht është në vend të gjashtë me 21 pikë e Salernitana në të 19-tin me 7 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat