Nuk ka dashur kurrë të mbetet lojtar i lirë?

Futboll

Nuk ka dashur kurrë të mbetet lojtar i lirë?

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 11:36
Nuk ka dashur kurrë të mbetet lojtar i lirë?

Paul Pogba thuhet se është ende i hapur për të nënshkruar një kontratë të re me Manchester United.

Kontrata aktuale e Pogbas me ''Djajtë e Kuq'' do të skadojë më 30 qershor 2022, teksa një numër klubesh, duke përfshirë Real Madridin, Juventusin dhe Paris Saint-Germain, raportohet se po përgatiten të konkurrojnë për transferimin e tij.

Shpeshherë është raportuar se 28-vjeçari po refuzon të nënshkruajë një zgjatje të kontratës me Manchester Unitedin. Megjithatë, sipas ''Daily Mail'', fituesi i Kupës së Botës mbetet i hapur për të diskutuar një kontratë të re me 20 herë kampionët e Anglisë.

Mesfushori francez thuhet se "nuk ka dashur kurrë të mbetet lojtar i lirë" dhe është i shqetësuar se si po portretizohet mes spekulimeve rreth të ardhmes së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat