Milot Rashica shijon gëzimin e parë në Angli

Futboll

Milot Rashica shijon gëzimin e parë në Angli

Nga: Kemajl Goca Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 17:52
Pukki e Rashica

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, shijon fitoren e parë në Premier League!

Futbollisti shqiptar, me ekipin e Norwich-it, pas 11 jave shënojnë fitoren e parë, me rezultat 2:1 ndaj Brentfort-it, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Brentford Community” në Londër.

Rashica u paraqit standard, duke treguar lojë të mirë.

Pas dy barazimeve e 8 humbjeve, i japin fund vuajtjes.

Për Norwich-in shënuan Normann (6') e Pujju (29') dhe për Brentfort Henry (60'). Rashica u zëvendësua në minutën e 90+5.

Brentfort është në pozitën e 14-të me 12 pikë dhe Norwich në të 19-tin me 5 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat