Nuhiu: Ia uroj fitoren Ballkanit por asnjëherë nuk ishte më i mirë se ne

Futboll

Nuhiu: Ia uroj fitoren Ballkanit por asnjëherë nuk ishte më i mirë se ne

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 15:27
Nuhiu: Ia uroj fitoren Ballkanit por asnjëherë nuk ishte më i mirë se ne

Ballkani ka shënuar fitore në derbin e javës ndaj Dritës, shkruan Gazeta Olle. Suharekasit triumfuan me rezultat të pastër, 2-0.

Pas ndeshjes u pronocua edhe kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu.

“Ia uroj fitoren Ballkanit por asnjëherë nuk ishte më i mirë se ne. I përgëzoj djemtë për fitoren, në dy momente nuk ishim të përqëndruar dhe u gjendem në disavantazh”.

“Çdo futbollist është i rëndësishëm, mendoj se Përparim Islami kreu një punë të mirë sot. U munduam që të përdorim të gjitha forcat në kundërsulm. Kundërshtari ishte në formë të mirë dhe nuk na lejoi të luajmë lojën tonë”.

“Do t’i shfrytëzojmë këto ditë të pushimit për t’u pëgatitur sa më mirë në vazhdimësinë e kampionatit”, tha Nuhiu për Art Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat