A do të mbetet në Real?

Futboll

A do të mbetet në Real?

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 11:16
A do të mbetet në Real?

Përtej interesimit të Liverpulit, Mançester Sitit dhe Paris SG-së, Toni Kroos duket se ka vendosur ta mbyllë karrierën e tij te Reali i Madridit.

Mesfushori gjerman po i drejtohet fundit të viteve të tij si futbollist aktiv, por kërkesat për të nuk kanë munguar.

Gjithsesi, agjenti i tij Volker Strut ka folur për “Sport1” duke lënë të kuptohet se gjermani mund ta mbyllë futbollin te Madridi.

“Mendoj se ai do ta mbyllë karrierën në Madrid. Nuk kam pasur asnjë telefonatë prej tij për të më kërkuar për ndonjë skuadër tjetër. Ai dhe familja e tij janë shumë të kënaqur në Madrid”, ka thënë agjenti i mesfushorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat