FSHF vlerëson Uzunin

Futboll

FSHF vlerëson Uzunin

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 14:09
FSHF vlerëson Uzunin

Myrto Uzuni vazhdon të shkëlqejë me Ferencvaroshin në Hungari, teksa mbrëmjen e kaluar ka lënë gjurmë duke shënuar një nga dy golat për hungarezët, në ndeshjen e vlefshme për Europa League. Sulmuesi shqiptar arriti të realizojë një super gol për skuadrën e tij ndaj Celtic në Budapest.

Në minutën e 86-të, futbollisti kuqezi dërgoi topin në rrjetën kundërshtare nga një pozicion i prirët, duke goditur në mënyrë perfekte dhe duke shtangur portierin mik. Pavarësisht se Uzuni ngushtoi shifrat në 2-3, rezultati nuk ndryshoi deri në fundin e lojës, me Ferencvarosh që u mund nga Celtic.

Megjithatë, forma e mirë që po kalon Myrto Uzuni është një lajm i shkëlqyer edhe për Kombëtaren kuqezi që do të luajë dy ndeshjet e fundit ndaj Anglisë më 12 nëntor dhe Andorrës më 15 nëntor, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Ky ishte goli i tretë radhazi për Uzunin, që ka shënuar në tre kompeticione të ndryshme, kupë, kampionat dhe Europa League, duke konfirmuar veten si një ndër sulmuesit tanë më të mire aktualisht, shkruan në faqen e FSHF-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat