Esat Mehmeti kritikon ashpër gjakovarët: Nuk patëm çka me zgjedhë 

Futboll

Esat Mehmeti kritikon ashpër gjakovarët: Nuk patëm çka me zgjedhë 

Nga: K.Goca Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 14:56
Esat Mehmeti kritikon ashpër gjakovarët: Nuk patëm çka me zgjedhë 

Legjenda e futbollit të Kosovës, ish portieri i mirënjohur Esat Mehmeti, kërkon që të punojnë sa më shumë me gjeneratat e reja, sidomos me portierë të rinj.

Mehmeti kritikon edhe Gjakovën, e cila po vuan për kuadrat e portierëve. 

“Edhe rajoni i Gjakovës po vuan për kuadro të portierëve më shumë se kurrë ndonjëherë me parë.

Sot në qendrën stërvitore të FFK-s në Hajvali U-15,  në ciklin e dytë ishte rajoni i Gjakovës në krye me selektorin Gëzim Daka dhe trajnerin Labinot Efendiu. Ata na sollën 54 lojtar e 3 portierë potencial për zgjedhjen e 30 më të mirët. 

Ne trajnerët e portierëve nuk patëm çka me zgjedhë nga 3 portierë që erdhën në vlerësim... Ishin 3 të mirë a të dobët, ata janë të pranuar, deshte s'deshte.

Është e habitshme që nga 8 skuadra që e përbëjnë  e garojnë në ligën rajonale -U-15 si KF Gjakova, ASI, Vëllaznimi, Yjet e Gjakovës, Junajted, Letaj, Jakova dhe Anadrini nuk punohet e s’ka portier as punë profesionale me ta!? Nuk don koment.

Simpatizuesit e flakët  të Gjakovës nuk e meritojnë këtë anti përspektive të futbollit jo vetëm gjakovar por edhe mbarë shqiptar!

Asnjëherë nuk është vonë, o njerëz të mirë kthjelluni e filloni e punën e bashkëpunoni në mes veti. FFK-ja e Komuna duhet ti del në ndihmë”, ka shkruar Mehmeti në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat