Ausilio shprehet i lumtur

Futboll

Ausilio shprehet i lumtur

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 13:54
Ausilio shprehet i lumtur

Piero Ausilio, drejtori sportiv i ekipit zikaltër ka dhënë një deklaratë pas ndeshjes me Sheriff duke thënë se asnjë largim nuk do të ketë nga klubi në afatin kalimtar të janarit.

“Në janar nuk do të kemi dalje, ndoshta afrojmë ndonjë lojtar por jo “big”.” Gjithashtu Ausilio ka folur dhe rreth rinovimeve të lojtarëve.

“Lautaro rinovoi, jemi shumë të lumtur për këtë gjë, ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Për Barella-n është në përfundim, lojtari dëshiron të qëndrojë me ne dhe ne gjithashtu kemi nevoj për të. Kontrata është gati ku i kemi ofruar 5 milion euro për 5 vjet, besoj se para derbit do e kemi mbyllur këtë episod.

Për Brozoviç ende nuk jemi ulur ta diskutojmë, ne dëshirojmë shumë të rinovovoj me ne, kemi nevoj për Brozon, së shpejti do të takohemi me agjentët e tij dhe do të diskutojmë të gjejmë gjuhën e duhur, ka optimizëm.

Kështu është shprehur Ausilio, drejtori sportiv i Inter-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat