Dybala po përpiqet të bëhet lider i Juventusit

Futboll

Dybala po përpiqet të bëhet lider i Juventusit

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 12:28
Dybala po përpiqet të bëhet lider i Juventusit

Paulo Dybala po përpiqet të bëhet lider i Juventusit, por pa pasur kontratë të re. Argjentinasi shkëlqeu së fundi ndaj Zenitit, duke ndihmuar të tijtë në kualifikimin në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve. 

Pas golit të 105-të, ai u shtri në fushë si Michel Platini në Tokio (1985), duke e parakaluar “Le Roi” në listën e shënuesve më të mirë bardhezinj në histori.

Goli është i rëndësishëm, duke pasur parasysh qëndrimin mikrognetik të skuadrës, por nuk është vetëm ky detaj që e gjykon një futbollist, sidomos tani, veçanërisht te Juventusi. Sepse, nëse “Zonja e Vjetër” ka nevojë për një gol, ajo ka nevojë edhe më shumë për një lider, për dikë që merr përsipër boshllëkun e lënë nga Cristiano Ronaldo.

“Joya” duhet të spikasë me rolin e kampionit, të dikujt që merr skuadrën përpara kur gjithçka duket e humbur. Një lider jo i shpallur, por është fakt. E dinë edhe në Argjentinë këtë, ndaj e kanë thirrur menjëherë në kombëtare. Megjithatë, kontrata e tij nuk është rinovuar ende. Ky përbën shqetësim serioz për klubin bardhezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat