Mbetet “zikaltër” deri në 2026?!

Futboll

Mbetet “zikaltër” deri në 2026?!

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 11:04
Mbetet “zikaltër” deri në 2026?!

Skuadra e Interit ka përgatitur kontratën e re për mesfushorin italian Nikolo Barella. 24-vjeçari është lojtari më me rëndësi në ekipin “zikaltër” dhe drejtuesit e klubit nuk duan të humbin më kohë për rinovimin e tij.

Sipas gazetarit të famshëm italian, Fabrizio Romano, është e konfirmuar që Barella ka pranuar rinovimin e kontratës.

Për mesfushorin do të ketë një kontratë 5 vjeçare, ku do të përfitojë 5 milion euro në sezon.

Gjatë ditës së sotshme ose ditëve në vijim pritet edhe konfirmimi zyrtar nga kampionët e Italisë.

Ndërkohë për kroatin Marselo Brozoviç, nuk ka ende diçka konkrete. Kur është pyetur për këtë çështje, Brozoviç ka theksuar se ende ska asgjë në atë aspect dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat