Milan me një mungesë të konfirmuar në derbin ndaj Interit

Futboll

Milan me një mungesë të konfirmuar në derbin ndaj Interit

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Klubi i Milan-it ka bërë me dije se do të ketë një mungesë të rëndësishme në repartin defensiv në derbin ndaj Inter-it të dielën.

Gjatë ndeshjes së djeshme në Champions ku Milan po luante ndaj Portos, Calabria ka pësuar një goditje në kokë duke e detyruar të largohet nga fusha e lojës.

Këtë gjë e ka konfirmuar dhe vetë tekniku Pioli ku pas ndeshjes tha në një intervistë se Calabria nuk do të rekuperohet dot për derbin.

Gjithashtu Pioli u shpreh se për Rebic nuk është ende e sigurt nëse do të jetë i gatshëm të dielën, por gjëndja e tij është me mirë dhe do të shikohet ditët në vazhdim nëse do të rikuperohet plotësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat