Egnatia befason Kukësin në Kupë

Futboll

Egnatia befason Kukësin në Kupë

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 17:41
Egnatia befason Kukësin në Kupë

Ekipet pretendente ia kanë dalë të marrin fitore në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, teksa befasi ka shkaktuar vetëm Egnatia që ka mposhtur Kukësin me rezultatin 3-1. Rrogozhinasit e trajnerit Gugash Magani konfirmohen si një skuadër serioze, teksa përveç kampionatit kanë objektivat e tyre edhe në kompeticionin e dytë për nga rëndësia.

Nga ana tjetër, Kukësi do t’i duhet një sforco për ta kthyer rezultatin në ndeshjen e kthimit. Ndërkohë, Partizani ka mposhtur në transfertë Besëlidhjen me rezultatin 0-1 falë golit të Stenio Zhunior. Theksojmë se për të kuqtë kjo është edhe fitorja e parë në këtë sezon të ri.

Sakaq, Vllaznia ka kaluar pa problem me rezultatin 0-2  Pogradecin, ndërsa Teuta ka fituar po ashtu në transfertë me rezultatin 0-1.

Në ndeshjet e tjera, Bylis ka barazuar 1-1 me Skënderbeun, ndërsa Laçi fitoi në transfertë me rezultatin 0-1 ndaj Tomorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat