Kumbulla në qendër të vëmendjes

Futboll

Kumbulla në qendër të vëmendjes

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 11:56
Kumbulla në qendër të vëmendjes

Marash Kumbulla duket se do të jetë në qendër të vëmendjes në merkaton e muajit janar. Marrëdhënia e tij me Murinjon mori goditjen përfundimtare që pas asaj humbjeje 6-1 kundër Bodo/Glimt-it dhe largimi mbetet rruga më e mirë për karrierën tij.

Duke marrë shkas nga kjo situatë e krijuar në Romën ekipet kanë kthyer sytë drejt kryeqytetit italian dhe po shqyrtojnë mundësinë për të marrë shërbimet e mbrojtësit shqiptar.

Pas Udinezes në Serie A, interesimi i radhës vjen nga Spanja. Sevija “po fërkon duart” pas zhvillimeve të fundit mes Kumbullës dhe Murinjos dhe në janar kërkojnë të sjellin në La Liga 21-vjeçarin e Kombëtares kuqezi. Sipas mediave spanjolle, emri i Marashit nuk është i panjohur për këtë klub.

Sevija e ka pasur nën vëzhdim prej disa sezonesh talentin shqiptar, ndërsa tani duket mundësia më e mirë për tu hedhur në aksion për transferimin e tij. Mbrojtësi i tyre, Kunde do të largohet dhe Kumbulla shihet si zëvendësuesi ideal i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat