Bashkë në një hotel të Parisit, arratiset sërish

Futboll

Bashkë në një hotel të Parisit, arratiset sërish

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 11:31
Bashkë në një hotel të Parisit, arratiset sërish

Kthesë e re në telenovelën Wanda Nara-Mauro Icardi. Pas pajtimit me gruan dhe agjenten e tij, Maurito do të shihej me China Suarez, aktoren argjentinase që u bë molla e sherrit mes çiftit VIP.

Gazetarja Yanina Latorre, e cila ka qenë gjithmonë e mirëinformuar për krizën mes Narës dhe bashkëshortit të saj, ka folur për një takim të fshehtë mes sulmuesit dhe aktores:

“Icardi dhe China u takuan në një hotel në Paris. Futbollisti pagoi fluturimin e saj drejt kryeqytetit francez. Wanda zbuloi gjithçka përmes email-eve dhe tani po kërkon më shumë prova”. 

Wanda Nara zbuloi edhe një video të nxehtë të Suarez. Kaq ka mjaftuar që 34-vjeçarja të largohej sërish nga Franca dhe bashkëshorti i saj. Krizë është rikthyer sërish, tashmë edhe më serioze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat