Çfarë flitet për Dembelen?

Futboll

Çfarë flitet për Dembelen?

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 18:48
Çfarë flitet për Dembelen?

Gjiganti spanjoll pritet ta mbajë akoma në ekip futbollistin francez.

Ousmane Dembele tashmë ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën që i skadon deri në qershor të vitit 2022.

Palët prej kohësh kanë nisur bisedimet lidhur me zgjatjen e marrëveshjes dhe duket se një gjë e tillë është afër të ndodhë.

Sipas gazetës ‘Sport’, ‘Blaugranët’ kanë gati kontratën e re çër Demebelen duke e mbajtur në “Camp Nou” edhe për shumë vite tjera.

Sulmuesi ka interesim nga shumë skuadra të mëdha evropiane, por duket se e ardhmja e tij do të jetë në Spanjë, transmeton lajmi.net.

Francezi, sapo është rikthyer nga lëndimi dhe pritet të jetë ndihmesë e madhë për klubin në repartin e sulmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat