Shifrat janë shqetësuese

Futboll

Shifrat janë shqetësuese

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 17:06
Shifrat janë shqetësuese

Mbrojtja e patejkalueshme e Juventusit tashmë është një kujtim i largët. Edhe ndaj Veronës, bardhezinjte pësuan dy gola shumë lehtë.

Shifrat janë shqetësuese, duke qenë se Zonja e Vjetër ka pësuar 15 gola, aq sa ka shënuar. Një rikthim katastrofik për një kolektiv që në të kaluarën e ka bërë gjithmonë departamentin e prapavijes një nga pikat e tij të forta.

Mjafton të thuhet se hera e fundit që Juventus kishte pësuar të njëjtin numër golash në 11 ndeshjet e para të Serisë A ishte në vitet 1961/1962. Dhe gjithashtu dy golat e Simeones portretizojne në mënyrë perfekte të këqijat e formacionit të Allegrit.

Nëse goli i parë lindi nga një pasim fatkeq i Arthurit, në të dytin përgjegjësi e madhe edhe nga Bonucci që i dha shumë hapësirë ​​Cholitos.

Ky i fundit shënoi, duke e futur topin në kryqezimin e shtyllavedhe për këtë arsye meriton duartrokitje të mëdha. Megjithatë, duhet nënvizuar edhe hapësirën që ai ka mundur të përfitojë për të goditur…

Në këtë aspekt ka ndërhyrë ai që e njeh mirë Juventusin dhe mbrojtjen e Juventusit, pikërisht një nga ish-anëtarët e BBC-së, Andrea Barzagli.

Komentatori aktual Sky menjëherë pas ndeshjes kritikoi qëndrimin mbrojtës të ish-shokëve të tij veçanërisht me rastin e golit të Giovanni Simeone prane hyrjes se zones:

“Ka pak presion, është e qartë se ai duhet të shënojë nje super gol.

Por nuk mund ta hedhësh monedhën çdo herë dhe te mendosh po e le te godase dhe kushedi e ka jashte! Verona i bëri 20 minutat e para intensive, por pa asnje front presioni nga Juventusi para zone ku mberrinte lehte”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat