Djali i Tares udhëheq Lazion në kampionat

Futboll

Djali i Tares udhëheq Lazion në kampionat

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 16:02
Djali i Tares udhëheq Lacion në kampionat

E ardhmja duket e ndritur për Etien Taren, djalin e ish-futbollistit të Shqipërisë, Igli Tare.

Duket se Tare Junior ka trashëguar cilësitë më të mira nga i ati dhe në këtë sezon është duke udhëhequr Lacion në kampionatin e të rinjve Primavera, Grupi B.

Këtë më së miri e tregojnë statistikat e katër takimeve të fundit, ku 18-vjeçari shqiptar ka shkëlqyer falë realizimit të katër golave.

Sakaq, Tare nuk është mjaftuar vetëm me golat, ndërsa është treguar bujar edhe me shokët e skuadrës duke shtuar dy asistime në llogarinë e tij.

Në këtë formë, falë edhe kontributit të Tares që është kthyer në pikë referimi për kryeqytetasit, bardhekaltërit kanë grumbulluar 18 pikë në 7 javët e para dhe ndajnë vendin e parë të klasifikimit së bashku me Frosinonen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat