Pioli: Tifozët tanë janë të pakënaqur me ecurinë e deritanishme në Europë

Futboll

Pioli: Tifozët tanë janë të pakënaqur me ecurinë e deritanishme në Europë

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 14:16
Pioli: Tifozët tanë janë të pakënaqur me ecurinë e deritanishme në Europë

Tani ose kurrë! Stefano Pioli e di shumë mirë se shpresat e mbetura të kuqezinjve për ta kaluar fazën e grupeve të Champions-it kalojnë nga ndeshja kundër Portos. “Unë pres shumë nga ekipi, – tha ai në konferencën për shtyp nga Milanello.

Tifozët tanë janë të pakënaqur me ecurinë e deritanishme në Europë, nesër, më në fund kemi mundësinë t’u japim atyre kënaqësinë e suksesit”.

Pas Portos është derbi, por trajneri i kuqezinjve nuk mendon për të, për momentin: “Nuk duhet të mendojmë për asgjë tjetër, përveç ndeshjes së nesërme, sepse është një udhëkryq themelor. Kemi bërë gabime në disa situata në ndeshjen e parë, gjithmonë vlen të mësosh nga gabimet e tua”.

Edhe për arbitrat, Pioli flet shkurt: “Në Romë fituam sepse luajtëm më mirë se rivali, në Porto humbëm sepse luajtëm më keq. Nuk i kontrolloj dot situatat e tjera, jemi të fokusuar te puna”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat