Bajrami kërkohet nga disa klube

Futboll

Bajrami kërkohet nga disa klube

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 13:59
Bajrami kërkohet nga disa klube

E ardhmja e mesfushorit ofensivë, Nedim Bajrami duket se është larg Empolit.

Futbollisti nuk është duke qenë gjithmonë titullar te skuadra italiane, andaj edhe agjenti Fali Ramadani është duke shikuar opsionet e tjera.

Eksperti i transferimeve, Nicolo Schira, zbulon se Bajrami kërkohet nga disa klube të Bundesligës në sezonin tjetër.

“Një tjetër talent i Fali Ramadani, ky është shqiptari ofensivë i Empolit, Nedim Bajrami, që qysh tani është duke u monitoruar nga disa klube te Bundesligës për sezonin tjetër”, shkroi ai.

Ndërkohë, Bajrami këtë edicion me Empolin ka zhvilluar 11 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar tre herë dhe dhuruar dy asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat