Një lamtumirë e mundshme?

Futboll

Një lamtumirë e mundshme?

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 11:41
Një lamtumirë e mundshme?

Të gjitha të dhënat që vijnë nga raportet mjekësore të Christian Eriksen, tregojnë një lamtumirë të mundshme të mesfushorit nga Interi.

Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, danezi mund të largohet nga Interi që në janar, ose në rastin tjetër në muajt në vazhdim.

Mesfushori zikaltër dëshiron shumë ta vazhdojë karrierën me Interin, por diçka e tillë duket e pamundur. Shanset që ai të heqë nga trupi defibrilatorin kardiak të implantuar pas arrestit kardiak në qershor janë shumë të ulëta ose praktikisht zero. Si pasojë, ligji italian e ndalon kategorikisht aktivizimin në sportet profesioniste.

Kështu, sipas asaj që raporton presitgjozia italiane, mundësia më e mirë për Eriksen vjen nga Holanda. Ajax po kërkon shërbimet e mesfushorit dhe Interi është i hapur për një transferim atje.

Ndërkohë, në Holandë ai mund të luajë lirisht me defibrilatorin kardiak pasi nuk ka asnjë ligj që e pengon këtë gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat