Capello: I thashë Allegrit të mos kthehej në Juventus

Futboll

Capello: I thashë Allegrit të mos kthehej në Juventus

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 13:28
Capello: I thashë Allegrit të mos kthehej në Juventus

Fabio Capello ka zbuluar se e kishte këshilluar Massimiliano Allegrin të mos kthehej në Juventus, duke i thënë se do ta bëhej dash kurbani.

Juventusi i ka humbur katër nga 11 ndeshjet e para në Serie A këtë sezon, përfshirë dy të fundit kundër Sassuolos dhe Hellas Veronës.

Si pasojë, bardhezinjtë ngelin 16 pikë mbrapa liderëve Napoli dhe Milan në renditjen tabelore.

Allegri e ka ngujuar ekipin në një kamp stërvitor nga sot deri të shtunën, për ta përgatitur për ndeshjet kundër Zenitit në Ligën e Kampionëve dhe ndaj Fiorentinës në Serie A këtë javë.

Allegri u kthye në Juventus në verë, vetëm dy vite pasi ishte shkarkuar, por gjërat nuk po shkojnë sic ai do të donte.

Ish-trajneri i Juventusit, Fabio Capello ka treguar se e kishte këshilluar Allegrin ta refuzonte Juven.

I thashë atij se do të bëhej dash kurbani për të gjitha problemet”, ka thënë Capello për Rado Anch’io.

I thashë të mos kthehej. Juventusi e ka një ADN fituese, por tani për tani nuk mund ta shohësh atë. lojtarët nuk po e bëjnë atë që duhet ta bëjnë. Të gjithë mendojnë se faji është i trajnerit, por nuk është kështu”, shtoi ai.

Capello i kaloi dy vite si trajner në Torino, duke e fituar titullin në Serie A dy herë.

Por titujt e tij iu morën Juventusit, për shkak të skandalit Calciopoli dhe dëbimit të Juventusit në Serie B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat