Asistoi te goli kundër Leeds United, kjo është nota e Milot Rashicës

Futboll

Asistoi te goli kundër Leeds United, kjo është nota e Milot Rashicës

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 18:15
Ilustrim

Sulmuesi i Kosovës Milot Rashica ka luajtur për 90 minuta në ndeshjen e Norwich Cityt kundër Leeds United.

Skuadra e Rashicës pësoi disfatë në këtë ballafaqim me rezultat 2-1, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 10-të të Premier Ligës së Anglisë.

Rashica i bë protagonist në këtë ndeshje pasi asistoi te goli i realizuar në minutën e 58’ të ndeshjes nga Omobemidele.

Numri 17 i skuadrës angleze për këtë paraqitje u vlerësua si ndër më të mirë nga radhët e skuadrës së tij me notën e lartë 7.0.

Ndryshe, Norwich City mbetet skuadra me paraqitjet dhe rezultatet më të dobëta në këtë edicion pasi ka mbledhur vetëm dy pikë në 10 ndeshje dhe si rrjedhojë edhe renditet si skuadra e fundit në tabelë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat