Progni ia mohon fitoren Dukagjinit në fund të takimit 

Futboll

Progni ia mohon fitoren Dukagjinit në fund të takimit 

Nga: K.G. Më: 30 tetor 2021 Në ora: 14:58
Progni ia mohon fitoren Dukagjinit në fund të takimit 

Dukagjini barazon me Gjilanin me rezultat 1:1, në ndeshjen e javës së 12-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Dukagjini ka qenë afër fitores por në çastet e fundit ia mohon skuadra e Gjilanit.

Në minutën e 34-të, Ahmed Januazi kaloi në epërsi Dukagjinin.

Kur pritet se pikët do të mbesin në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, Gerhard Progni shënon me kokë për barazim (1:1).

Gjilani renditet në vend të tretë me 21 pikë dhe Dukagjini është në të 8-tin me 11 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat