Më në fund paqe

Futboll

Më në fund paqe

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 12:11
Më në fund paqe

Më në fund paqe mes Wanda Narës dhe Maxi Lopez. Ish-bashkëshorti i modeles argjentinase ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë ditëve të vështira që ka kaluar Wanda Nara teksa ka qenë në prag të ndarjes me Mauro Icardi, duke e ndihmuar gjatë ditëve të krizës bashkëshortore modelen argjentinase me të cilën ka tre djem dhe ka qenë i martuar për disa vite.

Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Milanit udhëtoi drejt Parisit për t’u qëndruar pranë fëmijëve gjatë ditëve që Wanda po përpiqej të zgjidhte problemet në çift me Icardin.

Për këtë arsye Wanda ka vendosur t’i kthejë reston Maxi-t në kuptimin e mirë të fjalës duke tërhequr të gjitha akuzat ligjore që ka ngritur gjatë kësaj periudhe kundër e tij.

Ndërkohë që aktualisht marrëdhënia e saj me Icardin është në normalitet kjo edhe për ndihmës që ka marrë nga ish-bashkëshorti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat