Terry mes favoritëve

Futboll

Terry mes favoritëve

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 11:51
Terry mes favoritëve

John Terry është  mes fovortitëve për stolin e Newcastle. 40-vjeçari ishte ndihmës trajner në Aston Villa, përpara se të largohej në fund të sezonit të kaluar, shkruan albeu.com, marrë nga The Sun.

Legjenda e Chelseat tani ka marrë  edhe licencën e tij profesionale si trajner.

Pronarët e rinj sauditë kanë kërkuar një zëvendësues, pasi ata kërkojnë të ndërtojnë një superfuqi të Premier League.

Paulo Fonseca dhe Lucien Favre janë ende favoritë për të marrë detyrën.

Trajneri i Belgjikës Roberto Martinez dhe Leonardo Jardim vijnë më pas, të ndjekur nga Terry në një kthesë të re shokuese.

Ndërkohë, thuhet se Newcastle janë të gatshëm ta marin trajnerin e Ajax, Erik ten Hag, duke e bërë  këtë  të  fundit të  tretin më të paguar në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat