“Futbolli lindi në Argjentinë, u zhvillua në Spanjë dhe po shuhet në Francë”!

Futboll

“Futbolli lindi në Argjentinë, u zhvillua në Spanjë dhe po shuhet në Francë”!

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 11:28
“Futbolli lindi në Argjentinë, u zhvillua në Spanjë dhe po shuhet në Francë”!

“Futbolli lindi në Argjentinë, u zhvillua në Spanjë dhe po shuhet në Francë”! Ky është përkufizimi më i mirë i situatës së Lionel Mesit. Shumëkush e cilëson si futbollistin më të mirë në histori, por aventura e tij te PSG është një dramë e vërtetë.

Teksa PSG ka zhvilluar javën e 12 të kampionatit, Messi nuk regjistron ende golin dhe asistin e parë në kampionat. Në mbrëmjen e sotme do ta niste titullar kundër kampionëve aktual të Ligue 1, Lille.

Këta të fundit po kryesonin në pjesën e parë falë golit të David.

Performanca e treguar nga Mesi ishte tërësisht e dobët, ndërsa Pochetino zgjodhi që të aktivizonte Ikardin në vendin e tij duke nisur nga minuta e 46. Menjëherë PSG nisi që të krijonte më shumë raste sulmuese dhe rezultati do të përmbysej në minutat e fundit me Di Marian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat