Topçiu: Kemi respekt për Vardarin, shpresoj të kthehemi pa humbje nga Shkupi

Futboll

Topçiu: Kemi respekt për Vardarin, shpresoj të kthehemi pa humbje nga Shkupi

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 11:20
Topçiu: Kemi respekt për Vardarin, shpresoj të kthehemi pa humbje nga Shkupi

Skuadra e Gostivarit sot udhëton drejt Shkupit për të zhvilluar ndeshjen e javës së 9-të kundër Vardarit.

Pas dy paraqitjeve shumë të mira ndaj Sileksit (2-2) dhe Korabit (4-2), gostivarasit me optimizëm vijnë në kryeqendër me synimin që të vazhdojnë me paraqitjet pozitive, shkruan gazetari Reshat Ibraimi.

“Të shtunën, shpresoj se do të jetë një ndeshje e bukur. Kemi respekt për Vardarin, dhe ndonëse kemi disa lëndime të lojtarëve, kam besim se futbollistët që do të paraqiten në fushë do të japin maksimumi. Shpresoj të kthehemi pa humbje nga Shkupi”, deklaroi trajneri Birol Topçiu për gazetarin Reshat Ibraimi.

Ndeshja Vardar-Gostivari do të luhet të shtunën, me fillim prej orës 14:00, në kompleksin e qendrës stërvitore të FFM-së.

Në tabelën e klasifikimit, Gostivari është i gjashti me 9 pikë, kurse Vardari i treti me 14 pikë. Lider i ligës së dytë-grupi i Perëndimit është Sileksi me 22 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat