Kërkohet nga Newcastle

Futboll

Kërkohet nga Newcastle

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 13:41
Kërkohet nga Newcastle

Sulmuesi i Watford, Ismaila Sarr është një ndër objektivat e Newcastle për merkaton e janarit.

Pronarët e rinj të “Magpies” kanë shtuar në listen e tyre për të përforcuar skuadrën që në janar pikërisht 23-vjeçarin, i cili në 9 aktivizime ka realizuar 4 gola në këtë kampionat, duke tërhequr vëmendjen e klubit nga “St James’s Park”.

Sarr iu bashkua Watford nga Rennes në verën e vitit 2019 në një marrëveshje me vlerë deri në 40 milionë paund duke nënshkruar një kontratë pesëvjeçare.

Gjithsesi sipas mediave, Watford është i hapur për të nisur bisedimet me Newcastle në rast se fondi arab i Magpies i paraqit ofertën e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat