Miliarderi çek blen aksionet e West Ham

Futboll

Miliarderi çek blen aksionet e West Ham

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 13:03
Miliarderi çek blen aksionet e West Ham

Miliarderi çek blen aksionet e West Ham!

Miliarderi çek, Daniel Kretinsky, i cili zotëron klubin e Spartës së Pragës dhe ka një pjesë të madhe të aksioneve të “Royal Mail and J Sainsbury”, kërkon të përvetësojë edhe një pjesë të klubit anglez të West Ham.

Sipas raportimeve të mendiave, duket se palët tashmë e kanë arritur marrëveshjen dhe Kretinsky do të zotërojë 27% të aksioneve të West Ham, por shuma financiare e blerjes për momentin nuk bëhet e ditur.

Me shumë mundësi akordi mes palëve do të zyrtarizohet fundjavën e parë të nëntorit, ku West Ham do të përballet me Liverpoolin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat