Paçarada krenar pas golit dhe asistimit në Kupën e Gjermanisë

Futboll

Paçarada krenar pas golit dhe asistimit në Kupën e Gjermanisë

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 23:09
Paçarada krenar pas golit dhe asistimit në Kupën e Gjermanisë

Tjetër ndeshje, tjetër paraqitje pozitive për Leart Paçaradën në Gjermani.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës ka arritur të shënojë gol në fitoren 3:2 të St. Pauli ndaj Dynamo Dresden në kuadër të Kupës Gjermanisë.

Paqarada shënoi golin e parë për 1-0 në minutën e 63-të, derisa sfida u mbyll 3:2 në të mirë të ekipit të Leartit pas 120 minutave lojë, për të kaluar në fazën tjetër të Kupës së Gjermanisë.

Ai u shpreh shumë i lumtur pas ndeshjes që ndihmoi ekipin e tij të kalojë në rundin tjetër.

“Në rundin tjetër. Gol plus asist, ditë e mirë”, shkroi Paçarada në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat