Real mendon për pasuesin e Dani Carvajal

Futboll

Real mendon për pasuesin e Dani Carvajal

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 11:09
Real mendon për pasuesin e Dani Carvajal

Real Madrid mendon që tani për pasuesin e Dani Carvajal në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Spanjolli është vetëm 29-vjeç dhe ka edhe shumë vite karrierë para se të varë këpucët në gozhdë, por dëmtimet e shpeshta që ka pësuar Carvajal gjatë viteve të fundit kanë detyruar drejtuesit e Los Blancos të mendojnë për të ardhmen.

Ata piketuan edhe pasardhësin e spanjollit që pritet të jetë një francez ashtu siç ndodhi me Marcelon në krahun e majtë ku u afrua Mendy për ta zëvendësuar gradualisht.

Nordi Mukiele është i përzgjedhuri i Real Madrid me anësorin francez që ka kontratë me Lepizig deri në 2023-in por do ta priste krahëhapur një kalim të mundshëm te Los Blancos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat