Presidentit nuk i pëlqejnë deklaratat...

Futboll

Presidentit nuk i pëlqejnë deklaratat...

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 23:48
Presidentit nuk i pëlqejnë deklaratat...

Roma është përfshirë në një kaos të vërtetë pas asaj humbjeje 6-1 prej Bodo/Glimt-it.

Murinjo nuk e mendoi dy herë të fajësonte lojtarët e tij pas kësaj disfate të turpshme, duke e thënë gjithçka hapur në media.

Deklaratat e “special one“ nuk i kanë pëlqyer aspak drejtuesve amerikanë të klubit, që kanë telefonuar menjëherë Murinjon për ti kërkuar llogari këtij të fundit përse fjalë të tilla u bënë publike.

Ndërkohë gjendja nuk ka qenë e mirë as në dhomën e zhveshjes.

Mançini së bashku me Pelegrinin kanë folur për të paktën 45 minuta pas ndeshjes në mënyrë që ti ngrinin humorin lojtarëve si Kumbulla apo Majoral, të cilët ishin në qendër të kritikave të trajnerit portugez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat